New Roshell “Daily Voice” : Gëzuar Ditëlindjen Bashkëvendasi ynë Joseph DioGuardi/
Nga Beqir SINA New York /
Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshillatre për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
NEW ROCHELLE, N.Y. – Gazeta e përditëshme e lokalitetit ku ai jeton – New Roshell “Daily Voice” ia ka uruar nëpërmjet një shkrimi publik, ditëlindjen – ish kongresistit të saj me një urim:”Happy birthday to New Rochelle s Joseph J. DioGuardi”.
Shkrimi i Donna Christopher, i cili me sa duket është në vend të një kartoline me rastin e ditëlindjes së tij, thotë se DioGuardi, është një kontabilisti certifikuar publik dhe politikani republikan, i cili u lind më 20,Shtator 1940.
Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali. Babai i tij jetën e emigrantit, e nisi si shumë emigrantë të tjer, italian në Amerikë, përfundimisht duke çelur një dyqan ushqimesh dhe fruta e perimeve në Lindje të qytetit të Bronx.
Kurse, Familja DioGuardi më pas u vendos në veri të New Yorkut, pjesën e sipërme të qyteit në Westchester County, në vitin 1957.
Babi i tij Joseph Sr. u martua me zonjushën Grace Paparella më 8 janar 1939, dhe çifti bëri martesën dhe u vendos në atë kohë në kantonin Orchard Hills në White Plains NY.
Vetë Joseph J. DioGuardi, është më i madhi i tre fëmijëve DioGuardi. Pas lëvizje e familjes në Westchester, ai dhe mbaroi shkollën e mesme, atje Fordham Preparatory School. Në vitin 1957, ai nisi një punë verore si kamarier – busboy, për Klubin Elmwood Country Club në Westchester County, duke qenë një kamerier shumë i mirë..
DioGuardi, u diplomua nga Universiteti Fordham në Bronx, në vitin 1962.
Pas përfundimit të kolegjit, ai u punësua në firmën e njohur të kontabilitetit Arthur Andersen & Co. Duke u bërë kështu një kontabilist i certifikuar publik dhe ka arritur statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pas 10 vjetësh të punës së tij në këtë firmë.
DioGuardi, shkruan gazeta e New Roshell “Daily Voice” është i specializuar në taksimet federale dhe shtetëror për organizatat jofitimprurëse, si dhe ekonominë tatimore të bamirësisë.
Ai shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve që përfaqëson Zonën elektorale 20, të Kongresit, të Qarkut të New York-ut nga 1985-89.
Mbas largimit nga Capitol Hill ai ka shkruar dy libra mbi kontabilitetin në Kongres, :”Unaccountable Congress it Doesn’t Add Up”
DioGuardi 6 vjet më parë, i hyri një sfide të vështirë poliitike. Ai ishte edhe kandidati republikan për SHBA-së në Senatin Amerikan, në Nju Jork, gjatë zgjedhjeve të pjesëshme, për zvendësimin e një vendi boshë në ligjëvënsin Amerikan, të vitit 2010, por humbi me kandidaten demokrate në detyrë Kirsten Gillibrand, e cila kishte zvendësuar Hillary Rodham Clinton.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshilltare për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
Përndryshe 76 vjeçari Joseph J. DioGuardi, që duket mjaft i shëndetshëm, dhe më i ri se mosha që ka, ai është babai i dy fëmijëve, përfshirë edhe vajzën e tij – një figurë publike mjaft e njohur në televizionet amerikane, revistat dhe gazetat, ish- gjyqëtaria e spektaklit “American Idol” Kara DioGuardi.