Quantcast
Channel: Beqir Sina – Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 332

SHBA: Shënimi i 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

$
0
0

*SHBA: Shënimi i 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Dhoma e Përfaqësuesve kalon unanimisht Rezolutën/
*Një rezolutë e ngjashme për të dënuar genocidin e Srebrenicës – bllokohet me veton e Federatës Ruse në OKB
Nga Beqir SINA/
Vetëm disa orë pasi Rusia vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së për të dënuar masakrën e 1995 në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnje, ka qenë Dhoma e Përfaqësuesve, në Kongresin amerikan ajo që e bëri përcaktimin e masakrës si një “krim dhe gjenocid”, duke kaluar njëzëri Rezolutën e paraqitur në legjislacionin amerikan , nji resolute, kjo, e sponsorizuar nga Komisioni i Helsinkit Kryetari i saj kongresisti republikan i Nju Xhersit – Chris Smith.
Rezoluta H. Res. 310 pohon se politikat e agresionit dhe spastrimit etnik të zbatuara nga forcat serbe në atë vend gjatë luftës në vitin 1995 përbënin gjenocid, dhe dënon deklaratat e disa vendeve për t’a mohuar atë – se masakrat plotësojnë përkufizimin e gjenocidit.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të rigjykojë veten e saj – për të sjellë para drejtësisë një herë dhe për të gjithënjë, të gjithë ata që i kryen këto krime të tmerrshme,” tha përpara votimit kongresisti Smith, sponsorizuesi i kësaj rezolute. “Këto vrasje brutale nuk janë kryer në betejë, tha ai, duke vazhduar se ata(forcat militare serbe të Bosnjes) kishin kryer krime dhe genocid kundër njerëzve të cilët ishin të paarmatosur dhe të pafuqishëm për t’u mbrojtur dhe të cilët ishin të “siguruar”në mënyrë të përsëritur nga paqeruajtësit hollandezë, që ata nuk do të dëmtoheshin nëse ata u kishin per t’u dorëzuar(ashtu si dhe pati ndodhur). Dëshmitë janë të mëdha se ekzekutimet janë kryer me qëllim të veçantë për të shkatërruar popullsinë boshnjake muslimane të zonës. Ky qëllim është elementi qendror në krimin e gjenocidit përdorur gjatë luftës “.

“Sot komuniteti ndërkombëtar është gati që njëzëshëm të shpall se masakra e Srebrenicës ishte një gjenocid,” vazhdoi ai. “Rezoluta e paraqitur nga unë sot , tha zoti Smith, riafirmon mbështetjen e SHBA-ve për këtë fakt, dhe përcjell ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e viktimave.”

Dhoma e Përfaqësuesve te Kongresit Amerikan kaloi një zëri Rezolutën H.Res. 310 edhe sot nxit Bordin për Parandalimi e Mizorive -një organizatë ndërinstitucionale e ngarkuar për të ndihmuar qeverinë amerikane për të identifikuar dhe konfirmuar, dhe për të adresuar konkluzione për të nxjerrë udhëzime për parandalimin e gjenocideve të ardhshme,. Rezoluta gjithashtu inkurajon Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe paqja dhe stabiliteti në Evropën juglindore si një e tërë.

Kjo resolute përmend faktin Masakër të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve të Srebrenicës në korrik 1995. E cila thuhet në të – ishte një nga mizoritë më të rënda të ndodhura në konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë midis Prillit 1992 dhe Nëntorit 1995, gjatë së cilës periudhë më shumë se 2.000.000 njerëz ishin zhvendosur, me force nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë , dhe dhjetëra mijëra gra dhe vajza janë përdhunuar ose torturuar dhe abuzuar. Përveç kësaj për të qenë më të saktë me përcaktimin e nacionalitetit të viktimave kryesore në Srebrenicë, ata janë individët të trashëgimisë boshnjake të cilët përbëjnë shumicën e viktimave gjatë konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë si tërësi, veçanërisht në mesin e popullatës civile.

Që nga viti 1995, kongresisiti Smith ka punuar për të nxjerr nëpërmjet fakteve të mbledhura atë se kush janë autorët e akteve të tmerrshme në Srebrenicë duke kërkuar edhe ndëshkimin e tyre, për të dhënë një ngushëllim për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. Në vitin 2005, zoti Smith thuhet se ishte dhe autor i Rezolutës H. Res. 199, e cila në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke ka dënuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe u miratua me mbështetjen e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Gjithashtu, në korrik të vitit 2007, kongresiti republican i Nju Xhersit Chris Smith vizitoi Srebrenicën për të dëshmuar pasojat tragjike të gjenocidit 1995.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 332

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>